Sinomarin Nose Care Cold & flu PA 30 ml

https://wellpharma.amo.al/web/image/product.template/24442/image_1920?unique=cab7d66

900,00 L 900.0 ALL 1.000,00 L

1.000,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.


    Përshkrimi i produktit

    • Sinomarin Cold & Flu Relief është një spray 100% natyral i krijuar posaçërisht për të ofruar lehtësim nga simptomat e hundës që lidhen me ftohjen e zakonshme dhe gripin. 
    • Ai kombinon veprimin natyral dekongestant të ujit hipertonik të detit (2,3% NaCl) i përmirësuar me eukalipt, mente dhe trumzë, së bashku me glicerinë për hidratim shtesë.
    • Përdoret në rastet e rinitit infektiv (ftohja e zakonshme dhe gripi) ose rhinosinusitis.
    • Lehtëson simptomat e gripit si kongjestion i hundës, rinorrhea dhe presioni i sinusit.
    • Hollon mukozën duke e bërë më të lehtë eliminimin e saj.
    • Pastron zgavrat e hundës, duke hequr mukozën dhe agjentët infektivë të bllokuar nga mukoza.
    • Ofron një ndjesi freskuese.
    • Hidraton hundën dhe ndihmon në lehtësimin e tharjes së hundës.
    • Ndihmon në rikuperimin natyral të indeve të hundës.
    Përdorimi:
    • Shfryni hundën për të pastruar mukozën përpara se të përdorni Sinomarin Cold & Flu Relief.
    • Hiqni kapakun mbrojtës, mbajeni shishen me spërkatës drejt dhe spërkatni disa herë në mënyrë që të aktivizoni pompën e spërkatjes.
    • Përkulni qafën tuaj butësisht përpara mbi një lavaman dhe anoni kokën në të djathtë.
    • Fusni me kujdes pajisjen në vrimën e majtë të hundës, paralelisht me septumin e hundës dhe shtypni fort.
    • Kthejeni kokën në anën e kundërt dhe përsëritni aplikimin në vrimën tjetër të hundës.
    • Hiqeni spray nga vrima e hundës, kthehuni në pozicionin vertikal duke lejuar që solucioni të veprojë për disa sekonda ose më shumë dhe më pas shfryni hundën.
    • Përsëriteni procedurën nëse është e nevojshme.