Pregnacare Original *30 caps
Vitabiotics Pregnacare Original është një suplement ushqimor, me një kompleks vitaminash dhe mineralesh tepër të rëndësishme përgjatë periudhës së shtatzënisë.
Përbërësit kryesorë janë:
Acidi Folik bën pjesë në grupin e vitaminave B të tretshme në ujë. Ai kontribuon në metabolizmin e aminoacideve dhe në proçesin e ndarjes qelizore. Ai luan një rol kryesor dhe shumë të rëndësishëm në përgatitjen e trupit të nënës për mbajtjen e fetusit.
Vitamina B12 ndihmon në mirëqënien e sistemit nervor dhe vaskular.
Zinku ka rol në rritjen normale qelizore, sintezën e proteinave, mirëfunksionimin e sistemit riprodhues.
Vitamina D ndihmon në mirëqënien kockore të nënës dhe atë të fëmijës.
Seleniumi forcon sistemin imunitar.
-Nuk ka përmbajtje të Vitaminës A, pasi nivelet e larta të saj janë të kundraindikuara në shtatzëni.
-Tregohet një kujdes specifik dhe në ruajtjen në normë të vlerave të hekurit.
Këshillohet përdorimi 1 tablete në ditë gjatë vaktit kryesor, duke e shoqëruar me shumë ujë ose pije të ftohta.
- Rekomandohet të merret gjithmonë gjatë ushqimit dhe jo esëll.
- Tabletat nuk përtypen.
- Nuk duhet tejkaluar doza ditore e rekomanduar.