Lotus essential menstrual *6 patch

https://wellpharma.al/web/image/product.template/32563/image_1920?unique=696be70

180.00 L 180.0 ALL 200.00 L

200.00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.


    Lotus essential menstrual patch është një terapi në të nxehtë në trajtë ngjitësesh të cilat lehtësojnë dhimbjet menstruale (dismenorrenë). 
    Ky ngjitës termoterapeutik relakson muskujt e tensionuar dhe rrit qarkullimin e gjakut në zonën e prekur, duke lejuar më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese të ndihmojnë në procesin e shërimit.
     Ky ngjitës aktivizohet përmes ajrit, prandaj duhet hapur vetëm në momentin që do përdoret. 
    Patchi është 1-përdorimësh dhe efekti i tij zgjat deri ne 10 orë.

     
    Udhëzime për përdorim

    Hapet paktetimi plastik, largohet filmi mbrojtës nga ngjitësi dhe aplikohet në zonën e uterusit ose abdomenin e poshtëm në lëkurë të thatë. Vendoset ana adezive në lëkurë. Për lëkurat që janë më delikate, aplikohet mbi veshje. 

    Për përdorim të jashtëm vetëm! Të evitohet kontakti me sytë apo mukozat e membranave. Të mos aplikohet në plagë, apo lëkurë të dëmtuar, irrituar.

    Të mos vendoset gjatë gjumit dhe të mos vishen rroba të cilat ushtrojnë presion te zona.

     

    Të gjithë ngjitësit termikë mund të shkaktojnë irritim lëkure apo djegie. Të ndalohet përdorimi I produktit nëse ndodh ndjeshmëri e lëkurës ose ngjitësi krijon parehati, djegie, flluska.

    Mos tentoni ta ringrohni ngjitësin në mikrovalë.

    Mos përdoret nëse jeni duke kryer procedura ekzaminimi MRI ose X-ray.

     

    Nuk duhet të ketë ekspozim direkt në diell, ngjitësi duhet të ruhet në një vend të freskët e të thatë.